Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Banesa më e shtrenjtë me qira në Manhatan
10:49 PM
Banesa më e shtrenjtë me qira në Manhatan
Banesa shumëkatëshe me pishinë private, ku këngëtarja Beyonce xhiroi spotin për këngën "Hello”, është banesa më e shtrenjtë për dhënie me qira në gjithë Manhatanin. Për marrjen me qira mujore duhet të jepen madje njëqind mijë dollarë. Në kuartin Soho Taunhaus në Manhatan gjendet një nga veprat më të bukura arkitektonike në New York. Bëhet fjalë për banesën e regjisorit Markus Nispel dhe bashkëshorten e tij, i cili përveç për periudhë një mujore e jep me qira edhe për një javë (550 mijë dollarë) dhe për një ditë (20 mijë dollarë).Para se Nispel të blente banesën më 1996 me çmim 1.75 milion dollarë, në atë vend ishte galeria artistike. Pasi e bleu, ai e rregulloi në një hapësirë 1208 metra katror, në të cilën përfshihen dhoma e ditës, tri dhoma gjumi, tri banja, kuzhina, tarraca, shkallët spirale, lifti dhe pishina.  Tash për tash nuk dihet se kush do të jetë ai që e merr me qira këtë banesë luksoze për ndonjë periudhë, por supozohet se do të jetë ndonjë person i falshëm, i cili mund t’ia dalë manash një kënaqësie të tillë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus