Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Bande femrash qe perdhunojne burra ne Zimbabve
0:16 AM
Bande femrash qe perdhunojne burra ne Zimbabve
E gjitha u zbulua pas gjetjes së 33 kondomëve të përdorur në një mjet të dyshuar.Një bandë prej tre femrash ra në pranga në Zimbabve, me akuzën e pazakontë të përdhunimit të meshkujve. Policia ka arresutar tre vajza, të cilat mendohet se rrëmbenin meshkujt me forcë, i përdhunonin, u koleksiononin spermën dhe më pas i lëshonin. Tre femrat, dy 24-vjeçare dhe njëra 26, mendohet të jenë pjesë e një bande që endej nëpër autostradat e vendit duke përdhunuar meshkujt, nën kërcënimin e armës. Gjithçka u zbulua pas gjetjes nw qytetin e Gwerus të 33 kondomëve të përdorur në një mjet të dyshuar, pasi më parë ishte përhapur lajmi i përdhunimeve të pazakonta që po ndodhnin. "Jemi të shokuar me atë që po ndodh në shoqërinë tonë, ku burrat tani abuzohen seksualisht nga femrat. Duket se gjërat janë kthyer përmbys...”, ka deklaruar një funksionar i një klubi nate, i cili i njihte të tre vajzat. Tashmë, policia do t’u kërkojw viktimave të identifikojnë dhunueset e tyre
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus