Kryesore » 2011 » Korrik » 15 » Balena 10 metrash në Adriatik
2:26 PM
Balena 10 metrash në Adriatik
Një balenë e gjatë dhjetë metrash është parë dje, vetëm 150 metra larg bregdetit afër kompleksit Kostabele në Kantridë, afër Rijekës, kanë transmetuar njoftimin mediat kroate.Gjitarin e madh e kanë fotografuar vendësit në orën 8 e 30 minuta nga taracat e shtëpive të veta, shkruan "Novi list”. Ekspertët nga Instituti i kërkimeve detare "Plavi svjet” ("Bota e kaltër”), vlerësojnë se bëhet fjalë për një balenë të madhe "Balenoptera physalus”, që jeton në Mesdhe dhe ndonjëherë ndodhë që të bredhë edhe në Adriastik. Balena e fundit që ishte parë në Adriatik kishte ngordhur në gjirin Bashko, më 2002.Ky lloj balenash jeton vetëm ose në grupe të vogla.Balena e madhe është kafsha e dytë më e madhe në Tokë. Më e madhe se kjo është vetëm Balena e kaltër. Ato mund të rriten deri në 27 metra, rreth 100 tonelata e rëndë, ndërkaq jeton deri 80 vjet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus