Kryesore » 2012 » Janar » 31 » Babë e bir takohen pas 17 vitesh, në qelitë e burgut
2:41 PM
Babë e bir takohen pas 17 vitesh, në qelitë e burgut
Ata kishin kryer krime të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit, por u bashkuan në qelitë e paraburgimit të një rajoni policie. Babë e bir kishin 17 vite pa u parë, por u takuan vetëm në një qeli. Ka ndodhur kështu në Brazil, në San Paolo, kur babai u arrestua për kërcënim dhe i biri për vjedhje të armatosur. Babai nuk e kishte parë të birin që kur ishte vetëm 1 vjeç. Madje i riu as nuk e dinte kush ishte babai i tij. 18 vjeçari Orival Raimundo de Souza (i Riu) ishte arrestuar pasi kishte grabitur një karburant. Kur e sollën në komisariat dhe ai tha emrin, policia e kuptoi menjëherë se kishte fare pak që i kishte rrasur brenda babain, Orival Raimundo de Souza (i Vjetri). Ky i fundit u përpoq të miqësohej me të birin duke i shpjeguar se përse kishte ikur, por ai nuk i foli. Megjithatë babai premton se do mbajë kontakte me të birin, edhe pse ka një merak: nuk do e bindë kollaj që të heqë dorë nga krimet me këtë shembull që sapo i dha.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus