Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Avioni superluksoz i Donal Trump (+VIDEO)
1:44 PM
Avioni superluksoz i Donal Trump (+VIDEO)
Avioni i tipit "Boeing 757” e vlerë 100 milion dollarë tashmë është në pronësi dhe shërbim të biznesmenit të njohur amerikan, Donald Trump. Trump e ka blerë këtë avion nga bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Paul Allen. Të gjitha orenditë e avioni 100 milion dollarësh, nga lavamani deri në rripat e sigurimit, janë të mobiluara me ar 24-karat. 
Dhoma e gjumit të z.Trump është e veshur në krem dhe me përbërje ari ndërsa dhoma e ndenjes ka një televizor të sheshtë me përmasa të mëdha, i cili ka edhe një buton që menjëherë i jep start filmave të tij të preferuar. Avioni i ri i Trump, Boeing 757 ka vende për 230 pasagjerë, 80 më shumë se avioni i mëparshëm i tij Boeing 727, i cili është vendosur në shitje që nga viti 2009 dhe kushton 8 milionë USD
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus