Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Australiani diplomohet në moshën 97-vjeçare (+VIDEO)
9:30 PM
Australiani diplomohet në moshën 97-vjeçare (+VIDEO)
Kur zjarri i dijes të djeg, nuk është kurrë vonë për një shkallë më lart në karrierën universitare.Kështu duhet të mendojë 97-vjeçari australian Allan Stewart i cili u diplomua në një universitet në Lismores, duke kapërcyer rekordin e tij të mëparshëm të vendosur në vitin 2006 me një diplomë të marrë në moshën 91-vjeçare në Drejtësi.Allan është i diplomuari më i vjetër në botë që ka fituar titull në një distancë 70-vjeçare që nga diplomimi i parë, i marrë në Stomatologji në vitin 1936.Dentisti që është edhe stërgjysh, ka rrëfyer se ka kaluar dy orë përpara kompjuterit çdo mëngjes dhe pasdite dhe e ka marrë titullin falë teknologjive të reja që e kanë lejuar atë të komunikojë me mësuesit e tij përmes Skype apo email-it. I moshuari është shprehur se ky diplomim ndoshta s’do të jetë i fundit për të, teksa aktualisht numëron 4 fakultete dhe 2 mastera.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus