Kryesore » 2011 » Korrik » 5 » Armët ndalin përleshjen e lojtarëve (+VIDEO)
0:45 AM
Armët ndalin përleshjen e lojtarëve (+VIDEO)
Një video pabesueshme vjen nga Lindja e Mesme. Një ndeshje miqësore futbolli mes Libanit dhe Kuvajtit përfundoi me përleshje të ashpra ndërmjet lojtarëve të të dyja ekipeve. Është dashur intervenimi i ushtrisë për ta ndaluar konfliktin. Me këtë rast, fusha e futbollit dukej si një fushë betejë!Përfaqësuesja e Kuvajtit shkatërroi tërësisht vendasit, duke shënuar gjashtë herë. Mirëpo, për libanezët kjo ishte e padurueshme, kështu filloi konflikti. Për ta ndaluar këtë përleshje, ushtria libaneze përdori edhe armët, duke shtënë në ajër në mënyrë që të ndalohet përleshja. FIFA është shokuar me pamjet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus