Kryesore » 2011 » Qershor » 11 » Argjentinë, lind lopa e klonuar, do prodhojë qumësht si të nënës
10:48 PM
Argjentinë, lind lopa e klonuar, do prodhojë qumësht si të nënës
Një laborator argjentinas njoftoi lindjen e lopës së parë të klonuar në botë, që përmban dy gjene njerëzore dhe që do të shërbejë për prodhimin e qumështit të ngjashëm me qumështin e nënës.
"Lopa e klonuar, e quajtur Rosia ISA, është gjedhi i parë që lind në botë me dy gjene njerëzore që përmbajnë proteinat e pranishme në qumështin e nënës",- bën të ditur Instituti kombëtar i teknologjisë bujqësore, INTA në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje. 
"Viçi lindi më 6 prill me operacion cezarian, për shkak të peshës së tij shumë të madhe, 45 kilogramë, ndërkohë që zakonisht lopët Jersey nuk i kalojnë 22 kilogramët në lindje",- shtoi INTA.

"Objektivi ishte përmirësimi i vlerave ushquese të qumështit të lopës duke shtuar në të dy gjene njerëzore, proteinën lactoferrine, që sjell një mbrojtje antibakteriale dhe antivirale, dhe lysosyme, që është gjithashtu një agjent antibakterial",- deklaroi shkencëtari Adrian Mutto gjatë një telekonference.

Për të arritur në këtë klonim, INTA ka bashkëpunuar me Universitetin kombëtar San Martin, edhe ai argjentinas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus