Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Annie, 7-vjeçarja që pushtoi zemrat e amerikanëve
8:25 PM
Annie, 7-vjeçarja që pushtoi zemrat e amerikanëve
Historia e vogëlushes 7-vjeçare, Annie Clark po mallëngjen Amerikën. Fatkeqësia e saj është se ka lindur pa duar, megjithatë kjo nuk e ka penguar në pasionin e saj për të shkruajtur. Në Shtetet e Bashkuara, ashtu si cdo vit, edhe sivjet u mbajt konkursi mbarë-amerikan "Nicholas Maxim”, konkurs që zhvillohet me pjesëmarrjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.Garë e vecantë u mbajt edhe për bukur-shkrimin (kaligrafia), ku fitoi Annie Clark, 7-vjeç. Vogëlushja u bë e famshme për aftësinë e saj në shkrim, megjithëse ka lindur e privuar duke mos patur duar. "Kur të rritem dua të bëhem shkrimtare”, thotë Annie, ndërkohë që fotoja e saj ka pushtuar faqet e gazetave në SHBA.Annie jeton në Pensilvani në një familje që vendosi ta adoptojë, pasi ishte braktisur nga prindërit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus