Kryesore » 2012 » Shkurt » 21 » Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë
8:21 PM
Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë
Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në "trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë. Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: "Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek mua dhe më tha: "Mami, unë jam vajzë!”"Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, shprehet Theresa.Gjithsesi, prindërit e Zach nuk i mbyllin derën mundësisë që një ditë djali i tyre do të rikthehet të sillet si djalë."Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, shton Theresa







Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus