Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Amsterdami ndalon hashashin në universitete
12:41 PM
Amsterdami ndalon hashashin në universitete
Amsterdami u shndërrua të mërkurën në qytetin e parë në Holandë që pengon studentët që të tymosin marijuanë në fakultete. Kryebashkiaku Eberhard van der Laan firmosi ligjin e ri, pas ankesave të ardhura nga kolegjet dhe universitetet, për numrin në rritje të studentëve që paraqiteshin në mësim në gjendje "të papërshtatshme” si rrjedhojë e efekteve të lëndës narkotike.Tymosja e marijuanës është e ligjshme në Holandë, por mbajtja dhe kultivimi i saj konsiderohet ilegal. Megjithatë, ekziston një tolerancë e lartë për sasinë që një person mund të mbajë përpara se të ndiqet penalisht.Ndonëse konsumi ndalohet përpara moshës 18-vjeçare, ankesa në rritje për nxënësit e droguar kanë ardhur edhe nga gjimnazet e vendit.Një kundërshtar i konsumit të drograve, kryebashkiaku van der Laan u përpoq të ndalonte për të huajt tymosjen e marijuanës në kafetë e posaçme, por u detyrua të tërhiqej, si rrjedhojë e presionit publik dhe dëmit që do t’i shkaktonte një masë e tillë turizmit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus