Kryesore » 2011 » Shtator » 8 » Aldi i YouTube e la duhanin (+VIDEO)
8:33 AM
Aldi i YouTube e la duhanin (+VIDEO)
Videot e fëmijëve duke pirë duhan gjithmonë tërheqin vëmendjen. Kështu ishte edhe videoja e Aldit nga Indonezia, i cili atëherë dyvjeçar e dridhte tymin e cigares në praninë e prindërve. Deri më sot këtë video e kanë parë më shumë se 13 milionë njerëz. Por çfarë po ndodhë me këtë djalosh buçko, a është gjallë e shëndoshë?Aldi jeton në ishullin Sumatra, në një ambient të rrethuar me gjelbërim. Momentalisht katërvjeçari Aldi jeton me nënën dhe babanë. Nëna e tij thotë se Aldi kishte filluar të interesohet herët për duhanin pasi filloi t’i mbledhë bishtat e cigareve, e më vonë filloi edhe të tymosë. Ajo po ashtu thoshte se ai godiste murin me kokë kur dikush përpiqej t’ia hiqte cigaren nga goja. Për këtë arsye ka edhe shenja në ballë.
Por lajmi i mirë është se djaloshi e ka lënë duhanin. Pasi videoja e bëri xhiron e botës, zyrtarët lokalë të shëndetësisë e dërguan në një qendër rehabilituese në Xhakarta. Tash katërvjeçari thotë se nuk pi më duhan, por rehabilitimi nuk ka qenë aspak i lehtë, as për të as për prindërit e tij. Aldi bile thotë se i mungon pirja e duhanit.
Nëna thotë se Aldi nganjëherë bile i kërcënon prindërit duke thënë se do të fillojë sërish të tymosë duhan nëse nuk ia blejnë lodrat që ai dëshiron. Nëna ka frikë se djaloshi do të fillojë prapë të konsumojë cigare dhe se dikush tjetër do t’ia mbushë mendjen. Kohë më parë bile e kishte kapur me një pako cigaresh në duar. Ajo u përpoq t’ia merrte, por ai nuk dëshironte ta lëshonte.
Tash për tash djaloshi thotë se nuk e ka ndërmend ta fillojë pirjen e duhanit. Kur gazetari i ABC News e pyeti pse, djaloshi vetëm tha: "Premtoj”. Gazetari ia tregoi edhe videon e cila e bëri të famshëm. Për herë të parë Aldi pa veten në TV dhe tha se është i lumtur për këtë, por nuk është një gjë aspak e këndshme kur sheh një foshnje duke pirë duhan.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus