Kryesore » 2012 » Korrik » 30 » Adoleshentja që ka frikë nga ushqimet
8:09 PM
Adoleshentja që ka frikë nga ushqimet
Një adoleshente nga Uellsi ka tetë vite që ha vetëm djathë e patate të skuqura sepse ushqimet e tjera e frikësojnë atë, sidomos perimet e freskëta.Abi Stroud vuan nga kriza paniku vetëm nëse mendon për frutat dhe perimet e nëse sheh dikë që po qëron një mollë i vjen për të vjellë.18-vjeçarja u shpreh për "Daily Mail" se ushqehet vetëm me patate të skuqura që kur mbushi 10 vjeç."Jetoj vetëm me bukë, djathë e patate të skuqura. Më vjen shumë turp nga ky çrregullim që kam, nga kjo frikë e çuditshme nga të gjitha ushqimet e tjera. Kurrë nuk kam pasur një të dashur sepse shqetësohem nga mendimi që ai do të krijojë për mua kur të marrë vesh këtë veçori timen", thekson Abi."Nuk dal kurrë për të ngrënë diçka me shoqërinë sepse kam frikë se do të përpiqen që të më japin ushqime të tjera", përfundoi 18-vjeçarja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus