Adoleshentja më "shëndoshë”, përkatësisht më beze në botë është një britanike e quajtur Georgia Davis, e cila peshon aktualisht 260 kilogramë. Historia e saj përfundoi disa muaj më parë në historitë e gazetave, kur ajo ishte 210 kilogramë dhe vendosi të udhëtonte në një kamp dobësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Georgia qëndroi disa javë në kamp dhe arriti të humbte 10 kilogramë, por që nga rikthimi në shtëpinë e saj, brenda disa muajve ajo ka shtuar plot 60 kilogramë, duke u shndërruar në adoleshenten më obeze në botë.
Ndonëse 17-vjeçarja ka vendosur të stërvitet çdo dite, mjekët e këshillojnë që të mos lodhet shumë, pasi me lodhjen që pesha e saj i shkakton zemrës, edhe sforcimi më i vogël mund të rrisë shtypjen e gjakut në nivel fatal, transmeton portali Zhurnal.
E reja duhet t’i nënshtrohet një diete radikale, por duket se ajo nuk është shumë e gatshme të tolerojë sa i përket pakësimit të sasisë së ushqimit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus