Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Adoleshenti i mbijeton shtizës së ngulur përmes trurit (+VIDEO)
12:11 PM
Adoleshenti i mbijeton shtizës së ngulur përmes trurit (+VIDEO)
Djaloshi u godit më tetë qershor, derisa ishte duke notuar në një liqen pranë shtëpisë së tij në Miami, kur shoku i tij hodhi shtizën nga harku.Mjekët e Spitalit "Jackson Memorial" në Miami kanë konstatuar se një shtizë e gjatë 90 centimetra ka depërtuar nëpër trurin e djaloshit Lopez, mbi syrin e tij të djathtë, duke ia shpuar tërësisht kokën.Operacioni për shpëtimin e jetës së tij zgjati tri orë, kurse Lopez tashmë ec dhe flet. Mjekët thonë se ai ka qenë në gjendje tronditjeje, por me vetëdije kur ka mbërritur në spital.Pasi i kanë dhënë barëra për qetësim, një pjesë e shtizës prej çeliku duhej të thyhej me një prerës mekanik, që të mund të skanonin kokën e tij.Mjekët kanë thënë se Lopezit nuk i kujtohet ngjarja tragjike. Edhe pse nuk dinë se cili është dëmtimi që ka shkaktuar shtiza për kujtesën e djaloshit dhe pjesët e tjera të trurit, mjekët thonë se gjendja e tij ka mundur të jetë shumë më keq.

Shtiza ka shpuar anën e djathtë të trurit, por pa prekur pjesët që kryejnë funksionin e të folurit dhe funksione të tjera të rëndësishme.

"Është e çuditshme se si shtiza nuk ka prekur arteriet kryesore të gjakut në tru”, ka thënë neurokirurgu Ross Bullock.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus