Kryesore » 2011 » Maj » 18 » A thua çfarë po na thonë jashtëtokësorët? (+VIDEo)
2:14 PM
A thua çfarë po na thonë jashtëtokësorët? (+VIDEo)
Banorët e fshatit Sumatera Barata nga Indonezia më 13 maj i priti një befasi e madhe. U nisën drejt fushës së mbjellë me oriz për të filluar edhe një ditë të zakonshme pune, por panë diçka të pazakontë.
Në ara panë fushën me oriz të shkelur, ndërsa nga ajri shihej qartë se ishin vizatuar rrathë gjigand. Si zakonisht, rrathët në ara janë me simetri të përkryer, kështu që menjëherë u hodh poshtë teoria se orizin e ka thyer era e fortë.
Në afërsi nuk janë gjetur as gjurmë të kafshëve dhe njerëzve, ndërsa shumë banorë që panë këtë pamje janë të sigurt se ky është një akt i jashtëtokësorëve. Fenomeni i rrathëve në fusha të mbjella me grurë dhe oriz nuk është një gjë e re, por ende nuk dihet se si krijohen.

Nëse njerëzit nuk i bëjnë, do të ishte interesant të dinim se çfarë po përpiqen jashtëtokësorët të na thonë. Nuk duhet hedhur poshtë ideja se mysafirët nga planetet tjera ndoshta thjeshtë kanë nevojë për pak shprehje artistike, ndërsa ngjyrat dhe ‘fllamasterat’ i kanë lënë në ndonjë planet tjetër. Vizatimin e tyre më të ri mund ta shihin në këtë video. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus