Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » 6-vjeçarja e mbuluar me qime ujku në trup (+FOTO)
11:23 PM
6-vjeçarja e mbuluar me qime ujku në trup (+FOTO)
Një 6-vjeçare nga Kina,vuan nga një çrregullim i veçantë gjenetik, pasi më shumë se 60 për qind e trupit të saj është i mbuluar nga qime të zeza.Ky çrregullim gjenetik ka bërë që vajza e vogël të braktiset nga prindërit e saj.Çrregullimi i saj, i cili prek 1 në 1 miliard njerëz, e ndau atë në moshën 2-vjeçare nga nëna e saj që e braktisi, ndërsa pak më vonë atë e braktisi edhe i ati duke e çuar në një çerdhe.Pas lajmërimeve në gazeta për 6 muaj rresht, vajzën e morën në kujdestari të afërmit. Për fat të keq, vajza është tejet e mbyllur në vetvete pasi fëmijët e tjerë frikësohen prej saj dhe tallen me të.Pasi mjekët e kanë studiuar këtë rast, e kanë të vështirë të japin një shpjegim për gjendjen e saj, por flasin për një ngjashmëri me sindromën e njohur si "Hypertrichosis Universalis”, e cila bën që i gjithë trupi i njeriut të mbulohet me qime dhe të marrë pamjen e një ujku, sindromë e cila po ashtu prek 1 në 1 miliard njerëz.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus