Kryesore » 2011 » Maj » 7 » 4-vjeçari nuk ndjen asnjë dhimbje
9:21 AM
4-vjeçari nuk ndjen asnjë dhimbje
Mund të quhet njeriu më me fat në botë, pasi nuk i ndjen dhimbjet. Fjala është për Oliver Jebson, i cili vuan nga një patologji e veçantë, e ashtuquajtura "sindromë e Cornelia De Lan”.

Ajo e bën që ai nuk ndjen asnjë dhimbje, edhe pas dhjetëra ndërhyrjesh kirurgjikale pa anestezi në trupin e tij.

Fëmija i cili mbush 4 vjeç pas disa muajsh, është duke bërë gjithsesi përpjekje për ta luftuar këtë sëmundje, e cila nuk do ta ndihmojë shumë siç duket, pasi e afron drejt vdekjes.

Ajo që ai përjeton, është një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila pasohet me vonesa në aftësitë kryesore të trurit dhe trupit të njeriut.

Kjo sindromë ka marrë emrin nga pediatria e njohur holandeze Cornelia De Lange, e cila e zbuloi atë në vitin 1933.

Ajo quhet edhe "shkurtësia e Amsterdamit” dhe ka si veçori shkurtësinë, vonesa të mëdha në zhvillimin mendor, deformime të gjymtyrëve si edhe shurdhësi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus