Kryesore » 2012 » Mars » 31 » 2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë
0:14 AM
2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë
Një fëmijë 2-vjeçar indian ka mësuar se si të hipnotizojë gjarpërinjtë. India është e njohur për traditën që ka me hipnotizimin e kobrave vdekjeprurëse dhe ky fëmijë duket se e ka filluar shumë shpejt karrierën. Për shekuj me radhë burrat indianë me anë të melodive bëjnë që gjarpërinjtë të "kërcejnë” përballë tyre. Për shumë kohë ky zanat ishte edhe një mënyrë e mirë për të grumbulluar para, por tashmë kjo "industri” po lufton për mbijetesë për shkak të miratimit të ligjeve për mbrojtjen e kafshëve.Vogëlushi po mëson nga gjyshi i tij 65-vjeçar edhe pse kjo gjë tashmë është e paligjshme dhe i moshuari rrezikon burgun. Ligji nuk lejon që kafshët e egra të përdoren për qëllime fitimi apo të kthehen në kafshë shtëpiake.Gjyshi shprehet: "Unë i kam mësuar të gjithë fëmijët e mi që të hipnotizojnë gjarpërinjtë. Këtë gjë do të bëj edhe me nipërit e mbesat. Fitonim shumë para me këtë punë, por edhe pse tani nuk mund ta bëjmë më unë dua që ta vazhdoj trashëgiminë që më kanë lënë të parët e mi.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus