Kryesore » 2012 » Maj » 24 » 24-vjeçari që mposhti vdekjen
4:55 PM
24-vjeçari që mposhti vdekjen
Një aventurier i çmendur vendosi emrin e tij në librin e arritjeve të pabesueshme, duke u shndërruar në personin e dytë në botë që arrin t’i mbijetojë një rënie prej 80 metrash nga një prej ujëvarave më të larta në botë. Rafael "Rafa Ortiz” vendosi të sfidonte ujëvarën e Paluzës në shtetin e Uashingtonit, duke u hedhur me vullnetin e rij në rënie të lirë.”Ishte një kohë shumë e gjatë deri në rënien në ujë. Rënia e lirë më e gjatë në jetën time. Impakti me ujin nuk ishte shumë i fortë dhe më pas, rrymat nisën të më nxirrnin lart së bashku me kajakun tim. U kapa fort pas tij dhe në fund arrita të ngjitem në sipërfaqe”, deklaroi Ortiz.24-vjeçari, me këtë arritje shndërrohet në njeriun e dytë në botë që arrin të realizojë një hedhje të suksesshme nga ujëvara e Paluzës, e cila i ka kushtuar jetën shumë aventurierëve të tjerë.Më parë gjatë javës, një njeri i dëshpëruar tentoi të vetvritej në ujëvarën më të famshme në SHBA, atë të Niagarës, por u shndërrua në njeriun e tretë në histori që i mbijetoi rënies së lirë pa asnjë mjet mbrojtës në ujëvarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus