Gjatë viteve të fundit, faqja e internetit, ′Awkward Family Photos′ ka publikuar fotografi të çuditshme, e ndoshta shumë nga ne janë mësuar tashmë të shohin një familje që pozon gjysmë lakuriq apo me rroba gjumi. Por, kjo foto e re mund ta çojë konceptin e të qenit të çudishëm në një nivel të ri. Ajo është bërë 38 mijë herë "share" në Facebook. Në barkun e gruas tregohet zhvillimi i fetusit, ndërsa ajo dhe bashkëshorti janë me të brendshme.