Kryesore » 2011 » Qershor » 26 » 16-vjeçari shpetohet nga puthja e nje te panjohure (+VIDEO)
7:14 PM
16-vjeçari shpetohet nga puthja e nje te panjohure (+VIDEO)
Liu Wenxiu, një kamariere 19 vjeçare nga Shenzhen, ka qënë lavdëruar për ndalimin e një djali 16 vjeçar nga kryerja e vetëvrasjes me një puthje të thjeshtë.
Liu po kalonte afër një ure këmbësorësh në qendër të qytetit Shenzhen kur vuri re me qindra persona që po shihnin një të ri me një thikë në dorë, i cili kërcënonte se do të hidhej. 
Ajo arriti t′i afrohet djalit duke i thënë policisë se ajo ishte e dashura e tij dhe gjithashtu arsyeja e përpjekjes së tij për të kryer vetëvrasje. 
Sipas televizionit lokal, nëna e të riut nuk jetonte më, dhe njerka nuk e kishte trajtuar mirë dhe ishte larguar me të gjitha paratë e babait të tij.
"Ai më tha se nuk kishte më një shtëpi, askush nuk kujdesej për të. Unë i tregova plagën në dorën time të djathtë, pasi edhe unë kam kaluar shumë vështirësi në jetë. Ai duhej shpëtuar - sepse unë e kam provuar dhe e di saktësisht se si është" tha Liu. 
Negociata në urë përfundoi si në një film romantik kur Liu përqafoi të riun dhe e puthi papritur. Policia mori avantazh nga situata për të larguar thikën nga i riu dhe tërheqjen e tij brenda parmakut të urës. 
Liu u largua pas shpëtimit, por policia lokale kishte nevojë përsëri për ndihmë nga ajo, sepse 16 vjeçari refuzoi të tregonte historinë e tij pa praninë e saj
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus