Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » 12 vjeçari di përmendsh 200 këngë të Unikkatilit (+VIDEO)
2:14 PM
12 vjeçari di përmendsh 200 këngë të Unikkatilit (+VIDEO)
Erin Bytyqi është vetëm 12 vjeç, por i di më shumë se dyqind tekste këngësh të reperit më të përfolur shqiptar. Ai është vetëm një nga adhuruesit e shumtë të Unikkatilit, që pret me padurim korrikun. Entuziazmin e tij Bytyqi e ka bërë publik përmes një konference për media të organizatorëve të koncertit të Unikkatilit në Kosovë.Përveç temperaturave të larta, muaji që vjen do të jetë i "nxehtë” edhe për dy arsyje të tjera. Këngëtarja me famë botërore e zhanrit hip-hop dhe ‘R and B’, Eve dhe reperi shqiptar Unikkatil, janë ata që do të "zbarkojnë” në kryeqytet. Koncertet e tyre janë pjesë e festivalit "Powow Music Fest”, i cili do të ketë edicionin e parë sivjet. Festivali i organizuar nga "Powow Entertainment” mbahet më 5 dhe 15 korrik. Koncerti i Eve do të mbahet në sallën "1 Tetori”, ndërsa për Unikkatilin organizatorët kanë rezervuar Stadiumin e Prishtinës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus