Kryesore » 2012 » Prill » 6 » 10-vjeçarja, nëna më e re në botë
10:55 AM
10-vjeçarja, nëna më e re në botë
Një 10-vjeçare në Kolumbi është shndërruar në nënën më të re të njohur në historinë e njerëzimit, pasi lindi një vajzë të shëndetshme gjatë së enjtes.
Megjithatë, mosha shumë e re e nënës ka skandalizuar opinionin publik shumë përtej vendit. Pjesë e një fisi indigjen që jeton në një zonë rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit për herë të parë tek mjeku vetëm në momentin që po lindte.Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua të udhëtonte deri në qytet për shkak të dhimbjeve të forta si rrjedhim i kontraktimeve.Duke gjykuar rrezikun e madh të përballjes së trupit të saj me një lindje të zakonshme, mjekët vendosën të realizonin një ndërhyrje cesariane, të cilën 10-vjeçarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses.

Ndonëse policia kolumbiane mund të ndjekë babain e foshnjes për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka vendosur mos ta bëjë diçka të tillë, pasi krahina nga e cila vjen nëna më e rë në botë ka disa të drejta të zgjeruara autonomie, që i lejojnë të ruajë kulturën e veçantë rurale.

Mosha e babait është shndërruar në një objekt spekulimi në mediat kolumbiane, me disa media që e raportojnë 15 vjeç dhe të tjera 30 vjeç.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus