Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Qeni shpëton këlyshin e vet nga mbytja – VIDEO
4:42 PM
Qeni shpëton këlyshin e vet nga mbytja – VIDEO
Po ju servirim një moment të jashtëzakonshëm kur qeni shpëton këlyshin e tij nga mbytja. Ngjarja ndodhi kur një qenush i vogël u hodh në pishinë, pa ditur se si të dalë prej andej. Nuk ka vonuar dhe nëna e tij ka reaguar menjëherë për të shpëtuar të voglin e saj nga mbytja. Ajo e ka shtyrë deri në buzë të pishinës dhe më pas e ka nxjerrë prej andej duke e kapur me dhëmbë nga qafa…më pas për disa sekonda është marrë me të voglin e saj, si për t’u siguruar që gjithcka është mirë. Videoja po bën xhiron e botës dhe deri tani ka patur mbi 120 mijë shikime.Ka patur komente të ndryshme rreth regjistruesit të videos. Disa e kanë pëlqyer shumë atë çfarë kanë parë, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar këtë si një abuzim ndaj kafshëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus