Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Një hotel i tillë vetëm në Dubai mund të bëhej (+FOTO)
10:30 PM
Një hotel i tillë vetëm në Dubai mund të bëhej (+FOTO)
Ky hotel përrallor "Water Discus Hotel" do të ndërtohet së shpejti në Dubai dhe do jetë gjysma poshtë në ujë. Për ata që i kanë xhepat plot, do ofrohen dhoma me pamje të mrekullueshme poshtë nën ujë."Water Discus Hotel”, me forma si të një anije hapësinore, do jetë i pari mes disa të tillëve që do ndërtohen në rajon.21 dhoma të hotelit do jenë në diskun e vendosur 10 metra poshtë sipërfaqes së ujit. Aty do ketë një qendër për zhytje dhe një bar. Disku do ketë një sistem special ndriçimi për të parë florën e faunën jashtë. Disku i sipërm do jetë i projektuar për t’i rezistuar cunamit dhe përmbytjeve. Kurse disku poshtë, në rast rreziku nis e del vetë në sipërfaqe.Ende nuk dihen çmimet, por është e sigurtë se do jenë marramendëse.



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus