Kryesore » 2012 » Maj » 8 » Femija Me i Zgjuar ne Bote
11:19 AM
Femija Me i Zgjuar ne Bote
Mahmud Vail nga Egjipti. Historia e tij fillon në kohën kur i kishte vetëm tre vjet, atë kohë e dinte përmendësh tabelën e shumëzimit me numra një shifror. Kur i mbushi katër vjet, prindërit e tij e morën për ta kryer testin e inteligjencës me të cilin i pati impresionuar të gjithë, koeficienti ishte 155, çka do të thotë koeficienti më i lartë i inteligjencës ndonjëherë i regjistruar tek fëmijët.Pas përfundimit të testit morri një rekomandim për të kontaktuar dr.Ahmed Zuhejl, gjithashtu egjiptian, fitues i çmimit Noebel në fushën e fizikës, i cili kryen funksionin e këshilltarit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Prindërit e djaloshit vendosën të mos kontaktojnë me dr. Ahmedin derisa Vaili të merr certifikatën nga programimi, gjë të cilën Vail në afat të shkurtër e arriti, në Universitetin Amerikan në Kajro.

Gjatë kësaj periudhe stacioni televiziv amerikan CCN ka bërë një reportazh për djaloshin, ku të gjithë spektatorët mbetën të habitur nga inteligjenca e tij. Menjëherë pas reportazhit, Vail ka marrë një ofertë të shkojë në Amerikë dhe të punoj për Microsoft, por prindërit e djalit e refuzuan një gjë të tillë, sepse, siç thonë ata, dëshira e tyre është që fëmija ta kaloj fëmijërinë e tij në vendin e tij të lindjes dhe të ndien përkatësinë dhe dashurinë ndaj atdheut dhe fesë.

Me këtë rast, nuk mund e të mos i kujtojmë shume ‘koka’, që kanë humbur identitetin e tyre dhe që turpërohen nga origjina e tyre.

Kur Vail, siç e përmendem më herët, në një kohë të shkurtër arriti t’i zotëroj kurset e programimit, i dërgoi një letër dr Zuhejlit, i cili pasi iu përgjigj letrës menjëherë erdhi në Egjipt dhe u takua me djalin duke i dhënë atij mbështetje të përgjithshme në shkollimin dhe përparimin e tij.

Vail rregullisht kryen pesë kohët e namazit dhe i përmbahet besimit të tij dhe synimi i tij, siç thotë ai, është të bëhet fitues me i ri i Çmimit Nobel.

Lusim Allahun Fuqiplotë që këtij djaloshi t’i jep dituri me të cilën do t’i shërben njerëzimit, dhe ummetit t’ia kthejë përsëri krenarinë dhe lavdinë të cilën e kishte dikur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus