Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » 14 vjet në burg i pafajshëm
12:50 PM
14 vjet në burg i pafajshëm
Një ish-polic në Ohajo, SHBA, pritet të lirohet pas 14 vitesh i burgosur në mënyrë të gabuar për vrasjen e ish-gruas së tij. Javë provat gjenetike ato që mbështesin tashmë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Doug Prade, që në momentin kur iu komunikuan rezultatet e analizave shpërtheu në lot të papërmbajtur në qelinë e izolimit.
 Siç rrëfeu 66-vjeçari, në historinë publikuar të dielën nga shtypi amerikan, jeta e tij nuk mund të jetë kurrë më e njëjtë, por "të jetoje i kyçur në një qeli, me dijeninë se vrasësi që më mori njeriun që doja dhe më shkatërroi jetën time ishte i lirë, ishte një dhembje tjetër shumë më e madhe se vetë burgimi për t’u përballuar”.Tashmë, Prade pritet të fitojë lirinë brenda tetorit, pasi provat gjenetike rrëzojnë faktet e fajësisë, në bazë të të cilave ai u dënua dhe gjykatësi do të jetë i detyruar ta lërë të lirë Prade ose të kërkojë paraqitjen e provave të reja të fajësisë për një rigjykim.

Ky është rasti i fundit në të gjithë SHBA-në i lirimit të të burgosurve të pafajshëm, pas një fushate të riekzaminimit të çështjeve.

Konkretisht, testimet e ADN-së treguan se një grimcë e palltos së vrasësit, e mbetur në trupin e gruas së vrarë, nuk përmbante kodin e tij gjenetik, madje prova sugjeron se vrasësja ka qenë një femër.

Margo Prade, doktoreshë, mbeti e vrarë në moshën 41-vjeçare në vitin 1997, pasi u qëllua gjashtë herë me pistoletë, pas një dyluftimi fizik brenda makinës së saj.

Në këtë dyluftim, në një prej krahëve të saj mbeti një shenjë kafshimi, e bërë gjatë përleshjes me vrasësin.

Një dentist, dëshmoi nën betim atëherë se me të gjitha gjasat, kafshimi ishte i bashkëshortit Doug, profili dhëmbëve të të cilit përshtatej me shenjën në trupin e viktimës.

Kjo teori u mbështet nga një ekspert i dytë dhe u pranua nga gjykata, ndonëse një dentist i tretë bëri të qartë në dëshmi se provat e dhëmbëve nuk ishin "100% të sigurta”.

Si prova kundër ish-oficerit të policisë u përdor fakti që ai dhe gruaja kishin përfunduar një divorc konlifktual 7 muaj më parë dhe inati i tij kishte qenë aq i verbër, sa që kishte nisur të përgjonte ilegalisht telefonatat e saj dhe kishte punësuar një detektiv privat për të mësuar lëvizjet e ish-bashkëshortes.

Prade përfitoi 75 mijë dollarë nga vdekja e ish-bashkëshortes, si pjesë e siguracionit të jetës, ndërsa dështoi në marrjen në pyetje "makinën e së vërtetës”, ndonëse provat e saj konsiderohen si jo vendimtare për drejtësinë për shkak të hapësirës së lartë të gabimit.

Të gjitha këto fakte, bënë që në vitin 1998, ish-polici të dërgohej pas hekurave, për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij, ndonëse arma e krimit nuk u gjet kurrë, siç nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsht të ish-policit në makinën e viktimës.

Ndonëse Prade nuk është ende i lirë, avokatët mbrojtës thonë se gjykata do të jetë e detyruar ta shpallë të pafajshëm dhe t’i kërkojë ndjesë, pasi tashmë provat e ngritura ndaj tij zhvlerësohen dhe nuk ka prova të tjera që e rëndojnë.

Tashmë, nëse Prade do të fitojë lirinë e ëndërruar brenda dy muajve të ardhshëm, shteti amerikan do të jetë i detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim të majtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus