Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Fshati francez nis prenotimet për fundin e botës, një natë 1500 euro
5:26 PM
Fshati francez nis prenotimet për fundin e botës, një natë 1500 euro
Fshati i vogël malor i Bugarach, i vendosur në Pirenejtë francezë, po përjeton ditët më të suksesshme të historisë së tij. Banorët e këtij fshati po mësojnë të shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë "fundin e botës”. Bugarach, me një popullsi 176 banorë, është shënuar në kultet e ditës së fundit të botës, si vendi i vetëm që do t’i mbijetojë Armagedonit, i parashikuar për më 21 dhjetor 2012, sipas profecisë së Majave. Interpretimet moderne të këtij parashikimi flasin për daljen e alienëve nga "garazhi hapësinor” i fshehur thellë brenda malit Pic de Bugarach dhe që aty do të mbledhin të gjithë që ndodhen aty pranë për t’i shpëtuar nga apokalipsi. Banorët e fshatit kanë nisur seriozisht biznesin. Gurët nga mali i Pic de Bugarach po shiten me 1.50 euro grami. Mes suvenirëve janë edhe "piramidat natyrore me hekur pirit” nga nëntoka e malit. Ndërkohë, një shishe ujë nga burimi lokal kushton 15 euro. Një pronar toke ofron shtëpinë e tij me katër dhoma, e cila e ka pamjen nga maja misterioze e malit, për 1500 euro nata. Por ata ofrojnë edhe hapësira me qira për të vendosur tendat për 400 euro nata, ku tendat nuk përfshihen në çmim. "Unë kam pasuri të rrallë, tokën e pavdekshmërisë”, tha një prej tyre në gazetën lokale "La Depeche du Midi”. Fshati ka edhe një restorant italian, i cili ka nisur prodhimin e "Pica e Apokalisit”, të shoqëruar me verën e krijuar nga të vjelat e kësaj toke, e cila është quajtur "Fundi i Botës”. Dhe nëse profecia rezulton e pasaktë, vera do të quhet "Të vjelat e mbijetesës”. Kryetari i Bashkisë së Bugarach është i shqetësuar nga fluksi i njerëzve që mund të mbërrijnë atë javë. Forcat e Policisë franceze janë angazhuar edhe për të krijuar "ndalim qarkullimi” afër malit, për të evituar incidente.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus