Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » ‘Futbollisti më i ndyrë i Britanisë së Madhe’, fshihet me stërlina
6:18 PM
‘Futbollisti më i ndyrë i Britanisë së Madhe’, fshihet me stërlina
Një skandal i vërtetë ka plasur në Angli, pasi tabloidi "The Sun" ka publikuar foton e futbollistit të West Bromwich Albion Liam Ridgewell, kur ky i fundit përdor si letër higjienike sterlinën angleze. Ai është fotografuar në tualetin e shtëpisë së tij me 1000 stërlina që i ka me vete dhe duke përdorur si letër e më pas duke i flakur në banjo, kartmonedhat 20 stërlinash. Ridgewell është tradhtuar nga një tifoz, që i ka dërguar foton tabloidit, duke shkaktuar një "tërmet" të vërtetë për një gjest të rëndë. 
 "Bëhet fjalë për një foto të 8 muajve më parë dhe isha duke bërë shaka me një mikun tim, me të cilin kisha fituar një bast. Duhet ta shihte vetëm ai këtë skenë, por tashmë imazhi është publik. Më vjen keq, nëse kjo foto është ofenduese për ndonjë person", është shprehur futbollisti.Edhe klubi anglez i West Bromwich Albion nuk është ndjerë aspak mirë duke mbajtur qëndrim: "Kjo është një çështje private, që natyrisht nuk e ngre moralin e klubit", bëri të ditur klubi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus