Kryesore » 2012 » Gusht » 29 » Zemra i rreh në anën e kundërt, jeton falë mrekullisë
9:46 AM
Zemra i rreh në anën e kundërt, jeton falë mrekullisë
Mjekët pranojnë se është vetëm një mrekulli, sesi e vogla Tiiaana Majewski arriti të mbijetojë ndërkohë që zemra e saj rreh në … anën e kundërt.Mundësia për të jetuar është 1 në 1.000.000, i tha mjeku nënës, kur vërejti me ultratinguj se zemra e vajzës që rritej në bark, ishte në anën e djathtë, ndërsa mushkëria e majtë dhe veshka e majtë ishin zhdukur plotësisht.Mjekët biseduan me prindërit dhe iu shpjeguan se do të jetë e pamundur që pas lindjes vajza të mbijetojë, për shkak të zhvillimit jofunksional.Por Tiiaana luftoi për jetën e saj. Edhe pse vetëm një foshnje, e mohoi në mënyrë të qartë faktin që shanset ishin kundër saj dhe arriti të dalë fitimtare. Tani është 20 javë dhe shkon shumë mirë me shëndetin, thonë mjekët që e ndjekin nga afër. Kardiologu i spitalit në Liverpool insiston se evolucioni është kaq i madh saqë nuk do të duhet ndërhyrje kirurgjikale.Gjithkush është habitur nga progresi i foshnjës dhe flasin për një mrekulli të vërtetë që e mbajti atë në jetë. Ndoshta mrekullia ishte vetë dashuria për jetën …
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus