Kryesore » 2012 » Shtator » 25 » Vendi më i nxehtë në Tokë
1:14 PM
Vendi më i nxehtë në Tokë
Për gati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, thotë se në Death Valley (Luginën e Vdekjes) në Californi, është regjistruar temperatura më e lartë. Bëhet fjalë për 10 korrikun e vitit 1913, kur në këtë luginë u shënua një temperaturë 56.7 gradë Celsius. Organizata e OKB-së zhvlerësoi rekordin e mëparshëm që mbahej nga El Azizia me 58 gradë, pasi matjet në atë kohë ishin bërë gabim. 
"Temperatura reale ishte të paktën 7 gradë më e ulët", transmetonte ditë më parë AS shkrimin e CNN. Analiza u krye gjatë viteve 2010-2011 nga ekspertë nga Libia, Italia, Spanja, Egjipti, Franca, Maroku, Argjentina, SHBA dhe Britania. "Lugina e Vdekjes" është po ashtu vendi më i nxehtë dhe më i thatë në Amerikën e Veriut.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus