Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Vdes fansi më i madh i Olimpiadës
1:03 PM
Vdes fansi më i madh i Olimpiadës
Conrad Readman, një britanik nga Colchester, kishte marrë dy javë leje nga puna për të ndjekur çdo ditë të Lojërave Olimpike "Londër 2012”. 
49-vjeçari kishte blerë bileta për çdo sport dhe i kishte zënë të gjitha ditët me evente, por ëndrra e tij për të ndjekur ditë pas dite Olimpiadën u shua pas një infarkti në zemër kur po shihte garat e çiklizmit në sallë.Conrad, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes dhe kishte parë gati të gjitha medaljet e arta të fituara nga Britania e Madhe, u gjet në një nga WC-të e velodromit.Nëna e Readman tha: "Po i priste me padurim Lojërat Olimpike që kur u lajmërua se do të zhvilloheshin në Londër. Kurrë nuk ka pasur probleme me zemrën. Vdiq duke bërë diçka që e kishte pasion, ishte aty ku donte.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus