Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Të parkojsh veturën në dhomën e fjetjes (+VIDEO)
12:20 PM
Të parkojsh veturën në dhomën e fjetjes (+VIDEO)
Pronarët e super-automjeteve, të cilët jetojnë në blloqe luksoze nëpër ndërtesa të mëdha, tani kanë mundësi që veturat e tyre ti marrin me vete në banesën e tyre. Për tu habitur por realitet, "Hamilton Parks” në Singapur, është ndërtesa e re 30-katëshe, banesat e së cilës kushtojnë nga 7,5 deri 19 milion euro, ka bërë të mundur një gjë të tillë. Duke u nisur nga fakti që parkingu në qytet është shumë i kufizuar, "Hamilton Parks” ka perfekcionuar qëndrimin e klientëve të vet, duke instaluar një pjesë të veçantë në ndërtesë, që është si një lloj ashensori që mundëson, automjetet e pronarëve të cilët jetojnë në këtë ndërtesë do të mund të marrin edhe veturën e tyre me vete, pa marrë parasysh në cilën pjesë të ndërtesës jetojnë, transmeton Shqipmedia. Për më shumë vlen të shihet videopamja më poshtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus