Kryesore » 2012 » Nëntor » 15 » Shitet për 21 milion $ diamanti “i përsosur”
1:29 PM
Shitet për 21 milion $ diamanti “i përsosur”
Një nga diamantët më të kërkuar e admiruar në botë është shitur për më shumë se 21 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë. Ai njihet si diamanti "i përsosur” dhe vjen nga minerat e famshme të Indisë, Golconda. Blerësi mbetet anonim. Çmimi është goxha më i lartë se vlerësimi fillestar, rreth 15 mln dollarë dhe disa herë më lartë nga çmimi që u shit herën e parë në vitin 1993, 6.5 mln dollarë. Ky është një rekord botëror për diamantin e Golcondas. Guri i çmuar, 76-karatësh mban emrin e Joseph August të Austrisë, një princ hungarez, i cili e depozitoi në bankë në vitin 1933. Tri vjet më vonë, diamanti iu shit një bankieri francez, qw në një kasafortë e mbajti tw fshehur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus