Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Kompjuterë luksozë prej ari dhe mermeri (+VIDEO)
4:05 PM
Kompjuterë luksozë prej ari dhe mermeri (+VIDEO)
Një kompani franceze nga Parisi për dashamirët e teknologjisë luksoze, këto ditë e prezantoi projektin e saj të fundit. Plastika gri dhe e zezë që dominon në pajisjen moderne kompjuterike u vendos në rroba të reja. Skajet e ekranit u veshën me ar, kurse tastiera dhe mausi morën mbulesë prej lëkure. Gjithsesi, dizejnatorët krijues nuk e harruan as kushinetën. Për dekorimin e saj përdoren pllaka mermeri dhe xhevahir."Që të krijohet kjo botë e teknologjisë luksoze, para së gjithash, duhet të posedohet teknologji më e fundit informatike. Pjesa tjetër është inventiviteti. Ne përdorim stilin klasik francez të projektimit", tha Xhorxh Kirita, pronari i kompanisëKompjuterët vijnë në tri paketa të ndryshme: Lui XV, Lui XVI dhe Rojal. Të gjithë janë të zbukuruar me stoli luksoze, kurse dallohen në bazë të dizajnit dhe fuqisë. Klientët më të shpeshtë janë biznesmenë të pasur nga Kina dhe Lindja e Mesme, kurse në Evropë tani për tani janë shitur vetëm disa produkte."Me rastin e jubileut të diamantit, mbretëreshës angleze i dhuruam USB të artë në të cilin e gdhendëm stemën e familjes mbretërore. Për habinë time ajo na u përgjigj duke shprehur admirimin e vet", tha Xhorxh Kirita, pronari i kompanisë

Nëse këta kompjuterë ju duken joshës, duhet ta dini se çmimi më i lirë është 17 mijë euro. Çmimi nuk është i ulët, por duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimit të arit, pronarët do të ketë kapital që për disa vite dyfish mund ta rrit vlerën e vet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus