Kryesore » 2014 » Shkurt » 2 » Indi, burri djeg nënë e bijë, donte djalë
7:50 AM
Indi, burri djeg nënë e bijë, donte djalë
Një nënë e re indiane është djegur deri sa ka vdekur nga bashkëshorti i saj, pasi, sipas tij, ajo kishte dështuar në përmbushjen e kërkesave dhe nuk kishte sjellë në jetë një fëmijë të seksit mashkull.
Policia e qytetit lindor të Indisë, Jharkhand u shpreh se 22 vjeçarja Annu Devi u dogj gjatë momentit që po i jepte gji fëmijës së saj. Në pranga është vënë burri, Gunjan Masat, i cili kishte hedhur lëndën djegëse me vetëdije mbi nënë e bijë dhe më pas i kishte vënë atyre flakën.
Një i afërm është shprehur në polici se Masat donte patjetër një djalë. "Devi nuk mundi të lindë djalë. Nuk ishte faji i saj. Ai e torturonte dhe e rrihte atë çdo ditë, derisa vendosi t’i marrë dhe jetën”, shprehet Rana.
Sipas saj, kishte ditë të tëra që ai po planifikonte ta digjte, e madje ia kishte thënë shumë herë. "Ajo jetonte e frikësuar dhe nuk kishte asnjë mbështetje”, përfundon dëshmia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus