Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » I gjen 390 000 euro në autobus, i dorëzon në polici
0:15 AM
I gjen 390 000 euro në autobus, i dorëzon në polici
Çfarë do bënit nëse gjeni në autobus 390 000 euro?! Nëse veproni si një vjenez, do t’ia kthenit të zotit. Një drejtues autobusi i një linje të zakonshme në Vjenë është kthyer në heroin e ditës, pasi i ka rikthyer një gjysheje 390 mijë euro, të cilat e moshuara i kishte harruar në autobus. 
Në stacionin e fundit të linjës Wolfgang R. kishte vënë re një çantë plot me kartëmonedha që ishte braktisur në ndenjësen pas vendit të drejtuesit të autobusit. Ai ka njoftuar menjëherë policinë, transmeton BW. Falë një shenje dhe fature bankare, të gjetur në brendësi të çantës, u lokalizua pronarja e saj, që rezultoi të ishte një grua e moshuar, e cila u tregoi forcave policore se e kishte harruar çantën me të gjitha kursimet e jetës së saj në autobus.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus