Kryesore » 2013 » Janar » 8 » Honduras, sekuestrohet kallashnikovi i artë
2:33 PM
Honduras, sekuestrohet kallashnikovi i artë
Autoritetet në Honduras kanë sekuestruar një armë automatike të tipit Kallashnikov, i tëri në ar, i zbukuruar me gurë të çmuar dhe me karikatorë prej argjendi.Sipas policisë, arma mendohet të ketë një vlerë prej rreth 50 mijë dollarë dhe besohet se i përket një bosi të drogës.Në aksionin e ndërmarrë policia gjeti edhe mbi 30 armë të tjera, mes të cilave automatikë, granatahedhës, pajisje për vëzhgim gjatë natës, bajoneta dhe qindra municione.Autoritetet lokale thanë se arma e larë në ar ka një emër të gdhendur që lidhet me organizatën kriminale Malverde, që dyshohet se është e lidhur me kartelin meksikan Los Zetas.
Hondurasi ka kuotën më të lartë të vrasjeve në botë, me 92 raste për 100 mijë banorë të verifikuara në vitin 2011, sipas OKB-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus