Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Holandë, futbollistët adoleshentë vrasin arbitrin (+FOTO)
12:31 PM
Holandë, futbollistët adoleshentë vrasin arbitrin (+FOTO)
E tërë Holanda është shokuar nga vdekja e një gjyqtari anësor që u sulmua dhe u rrah për vdekje pas një ndeshjeje miqësore futbolli mes dy skuadrave të rinjsh. Arbitri 41-vjeçar është deklaruar të martën nga policia holandeze në vdekje klinike dhe tre futbollistë adoleshentë, të moshave nga 15 në 16 vjeç, janë arrestuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën kur një skuadër e kategorisë së të rinjve të Amstërdamit, Niew Sloten, luante në transfertë kundër ekipit Buitenboys. Në përfundim të takimit, arbitri është goditur vazhdimisht në fytyrë nga tre lojtarë të skuadrës së Amsterdamit pasi ishte rrëzuar prej tyre në tokë. Pak orë më vonë ai u shtrua në spital për shkak të dhimbjeve të forta dhe nuk vonoi shumë para se të binte në gjendje kome, derisa sot u shpall klinikisht i vdekur. Ministrja holandeze për Sportin, Edith Schippers e ka cilësuar si "të tmerrshme” ngjarjen dhe ka siguruar se Federata Holandeze e Futbollit dhe drejtësia do të reagojnë ashpër kundër veprimeve të tilla.



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus