Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Festa më 21 dhjetor
12:01 PM
Festa më 21 dhjetor
Fillimi i epokës së re të majave më 21 dhjetor 2012, do të shënohet me kremtime në gjitha pjesët jugore të Meksikës dhe në Amerikën Qendrore. Meksika është një nga pesë shtetet që po përgatitet për ta shënuar këtë datë, që shënon fundin e epokës më shumë se 5 mijë vjeçare, duke u bazuar në kalendarin majan të numërimit të gjatë, që filloi në vitin 3114 para Krishtit. Për shumë njerëz në këtë rajon, data 21 dhjetor do të jetë ditë e kremtes. Gonzalo Alvarez, i cili sa po ka zbarkuar në Cancun për zbavitjen dyjavore, që ndërlidhet me një datë të rëndësishme në kalendarin e majave, duket mjaft i lumtur për një njeri, i cili pritet të "përpihet” nga apokalipsi.

"Erdhëm këtu për tu argëtuar dhe për të bërë aheng, si dhe për tu përgatitur për fillimin e epokës së re”, tha ky arkitekt 39 vjeçar, përderisa po priste valixhet e tij në aeroportin e Cancunit.

Alvarez ka udhëtuar në Meksikë nga Florida, për të qenë dëshmitar i fillimit të epokës së re të majave më 21 dhjetor 2012, datë kjo që do të shënohet me kremtime në gjitha pjesët jugore të Meksikës dhe në Amerikën Qendrore.

Meksika është një nga pesë shtetet që po përgatitet për ta shënuar këtë datë, që shënon fundin e epokës më shumë se 5 mijë vjeçare, duke u bazuar në kalendarin majan të numërimit të gjatë, që filloi në vitin 3114 para Krishtit.

Për shumë njerëz në këtë rajon, data 21 dhjetor do të jetë ditë e kremtes. Fillimi i kalendarit të ri majan është gjithashtu edhe një biznes i madh në rajon, me agjencitë e turizmit në këto shtete të cilat po promovojnë në mënyrë agresive këtë datë.

Me miliona turistë pritet ta vërshojnë rajonin për të marrë pjesë në kremte, që do të shënohet me fishekzjarrë, koncerte dhe spektakle tjera në më shumë se 30 objekte me rëndësi të veçantë arkeologjike.

Krahas Meksikës, do të festohet në Belize, Guatemalë, El Salvador dhe Honduras dhe së paku dy kryetar shtetesh, presidenti i Guatemalës, Otto Perez dhe presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ceremonitë festive në shtetet e tyre.

Por përderisa disa po përgatiten për përfundimin e kalendarit të majave, të tjerët frikësohen se kjo datë do të shënojë fundin e botës.

Disa spiritualistë të epokës së re janë të bindur për apokalipsin më 21 dhjetor, të parashikuar në hieroglifët e majave, së paku siç interpretohen ato nga disa.

Profecia të cilët i referohen ata është gjetur në një monument antik të majave në Tortuguero, Meksikë dhe besohet se ajo është lënë prapa nga një udhëheqës i majave.

Udhëheqësi i majave, i cili sapo kishte humbur një betejë, deklaroi se humbja ushtarake është vetëm një nga ngjarjet e mëdha, në ciklin më të gjerë kohor, i cili do të përfundojë në vitin 2012.

Shumë ekspertë theksojnë se profecia është keqinterpretuar dhe se nuk ka pasur për qëllim që të sugjerojë fundin e gjithë kohës, por thjeshtë fundin e kalendarit të vjetër të majave dhe fillimin e epokës së re.

Ekspertët autoktonë përqeshin interpretimin e gabuar dhe sensacional të kalendarëve të majave.

"Majanët kanë pasur një koncept qarkor të kohës, jo një koncept, i cili është përqendruar në fundin e botës”, thotë arkeologu meksikan, Jose Romero.

Romero bazon konkluzat e tij në studimin e gurëve të gjendur, të njohur si Monumentet e Tortugueros, i cili tani është i ndarë në gjashtë pjesë mes Meksikës dhe SHBA-së, përfshirë këtu edhe një pjesë, që gjendet në muzeun e New Yorkut.

Sidoqoftë, frika nga apokalipsi është përhapur shumë përtej Amerikës Qendrore. Ky trend është nxitur pjesërisht nga filmat si "2012” dhe libri "Testamenti i Majave”, i autorit Steve Alten.

Romero fajëson Hollywoodin për interpretimin e hieroglifëve, pa pasur njohuri për faktet e historisë dhe të kulturës së majave.

Në ndërkohë, besimi se bota do të përfundojë më 21 dhjetor është përhapur në të gjitha anët e botës.

Në qytetin rus, Tomsk, për shembull, një kompani po shet "Çanta me vegla për apokalipsin”, që përmbajnë në vete ushqim dhe ilaçe, një shishe të vodkës apo të tekilës, nëse klientët e preferojnë atë.

Në Pirinejet në Francë, autoritetet përkohësisht kanë mbyllur qasjen në një mal në jugperëndim të vendit, për të ndalur valën e njerëzve që po ikin nga apokalipsi.

Udhëheqësit autokton në Meksikë, me qëndrim kritik ndaj mënyrës së si po komercializohet data, kanë tubuar Këshillin e Popullit Majan, për tu përqendrua më shumë në domethënien kulturore të epokës së re.

"Sikur edhe kulturat autoktone anembanë botës, ne dëshirojmë të ruajmë identitetin tonë kulturor dhe të ruajmë gjuhën dhe traditat tona, mënyrën e të menduarit dhe të shikuarit të kozmosit”, theksoi Mary Coba, përfaqësuese e Këshillit.

"Mbi të gjitha, ne dëshirojmë që të realizojmë mundësinë që pa marrë parasysh se ku jetojmë, ne do të respektohemi, do të jetojmë të lirë, pa diskriminim, dhunë dhe varfëri”, shtoi ajo. (AFP)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus