Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Fenomen natyror, kallamarët vetëvriten
2:49 PM
Fenomen natyror, kallamarët vetëvriten
Në disa rajone të Siberisë u regjistrua një i ftohtë anomal. Në rajonin e Krasnojarsk, raporton Zëri i Rusisë, temperatura shënon minus 48 gradë Celsius, në rajonet Omsk, Tomsk, Novosibirsk dhe Kemerovo ajo arrin në minus 43 gradë, në Çeljabinsk - minus 36 gradë.Shkollat po anulojnë mësimin. Tubacionet nuk po i rezistojnë dot acarit të madh. Në Novosibirsk për shkak të plasjes së tyre kanë mbetur pa ujë të ngrohtë 1.500 persona.
Mjegulla e dendur me brymë pengon fluturimin e aeroplanëve, është vështirësuar gjithashtu edhe qarkullimi automobilistik dhe ai hekurudhor. Shikueshmëria arrin vetëm deri në 500 metra, madje në disa vende - 200 m.Sipas parashikimeve të meteorologëve, i ftohtë i ashpër në Siberi do të vazhdojë të paktën deri në fund të javës. Pas 18 dhjetorit moti do të ngrohet disi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus