Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » E burgosura ruse shpallet një nga femrat më të dëshiruara
12:36 PM
E burgosura ruse shpallet një nga femrat më të dëshiruara
Portali i Internetit për burra AskMen.com ka publikuar rejtingun tradicional të grave më të dëshiruara të vitit, i cili është përpiluar në bazë të anketimit të vizitorëve të faqes së Internetit në fjalë. Në anketim morën pjesë më shumë se 2.4 milionë përdorues të faqes së Internetit nga e gjithë bota.
Ndër femrat e përfshira në top-listë është edhe anëtarja e grupit rus punk "Pussy Riot" Nadiezhda Tollokonikova, e cila aktualisht është duke vuajtur në kamp dënimin me dy vite burg. Ajo u pozicionua në vendin e 85-të të vlerësimit, duke u bërë e vetmja grua ruse në listën e femrave më të dëshiruara të vitit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus